Ministri Çupi e nënshkruajti kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës, me kryetarin e Komunës së Dibrës, Dr. Hekuran Duka

Migrimi është plaga më e thellë e popullit tonë ndërsa qytetarët e diasporës ngelet të jenë “mushkëritë” e shoqërisë sonë pa të cilat smund të frymojmë.
Me këto fjalë sot në vendlindjen tij në Dibër Ministri i angazhuar për diasporë, Dr.Xhemail Çupi  e nisi fjalimin përshëndetës ku bashkë me Kryetarin e komunës Dr. Hekuran Duka, e  nënshkruan Kontratën e bashkëpunimit në fushën e diasporës.
“Qendra për diasporë”, siç edhe është premtuar nga ana e Ministrit, kjo qendër do t'i shërbejë diasporës për të drejtat dhe shërbimet që do t’i ofrohen asaj gjatë qëndrimit në vendlindje. 
Në këtë takim Ministri Çupi  ishte i shoqëruar edhe nga drejtori i inspektoriati shtetëror për  pushtetin lokal z. Afrim Qoku.

Albanian