Ministri Çupi e nënshkruajti kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës, me kryetarin e Komunës së Aerodromit, z.Timco Mucunski
Sot, në ambientet e Komunës së Aerodromit, së bashku me kryetarin e saj z.Timco Mucunski Ministri i angazhuar për diasporë, Dr.Xhemail Çupi nënshkroi Kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës ndërmjet Qeverisë së RMV-së dhe komunës.
Komuna e Aerodromit, si më e madhja në territorin e qytetit të Shkupit, sigurisht që ka një numër më të madh të qytetarëve të cilët kanë migruar në vende të tjera dhe së bashku me pjesën tjetër përbëjnë diasporën tonë dhe në të njëjtën kohë ka nevojë më të madhe për shërbime më të avancuara për ta në kohën e qëndrimit të tyre në vendin e origjinës, pra në territorin e komunës së tyre.
Me nënshkrimin e kësaj kontrate bashkëpunimi do të thellohet dhe projektet e planifikuara do të realizohen në drejtim të lehtësimit parimor të më shumë të drejtave për diasporën përmes hapjes së Qendrës për diasporës në këtë komunë, i cili do të ketë rolin e një ndërmjetësi për t'u mundësuar qytetarëve nga diaspora qasje më të thjeshtë në informacionin e nevojshëm dhe për t'u dhënë atyre udhëzime shtesë për të përmbushur të drejtat dhe detyrimet e tyre në procedurat përkatëse para organeve kompetente, gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje.