Ministri Çupi e nënshkruajti kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës, me kryetarin e Komunës së Resnjës, z. Jovan Tozievski

Komuna e radhës me të cilën Ministri i angazhuar për diasporë, Dr.Xhemail Çupi nënshkruajti  Kontratën e bashkëpunimit në fushën e diasporës është Komuna e Resnjës, udhëhequr nga kryetari i saj, z. Jovan Tozievski.
Në këtë takim, i cili është i një rëndësie të madhe, biseduan për gjendjen faktike të diasporës nga kjo komunë dhe për vlerën dhe rëndësinë që ka kjo diasporë. 
Bashkërisht u dakorduan në thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen deri në arritjen e objektivave të përcaktuara në kontratën e nënshkruar.
Ministri Çupi ishte i shoqëruar nga drejtori i inspektoratit shtetëror të pushtetit lokal, z. Afrim Qoku.

Albanian