Ministri Çupi e nënshkruajti kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës, me kryetarin e Komunës së Novacit, z. Stevçe Stevanovski

Në takimin me kryetarin e Komunës së Novacit, z. Stevçe Stevanovski,  Ministri i angazhuar për diasporë, Dr. Xhemail Çupi nënshkruajti Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e diasporës.
Besojmë se  ky takim është i një rëndësie të veçantë, duke pasur parasysh rëndësinë dhe potencialin e diasporës së kësaj komune të rëndësishme të Fushës së Manastirit, si dhe mundësitë që do t'i ofronim për lehtësimin e të drejtave të tyre, të cilat janë të detajuara në Marrëveshjen e nënshkruar.

Albanian