Propozim inicimi për përforcimin e aktiviteteve të rinisë në diasporë

Pasi përcaktuam nevojën e një nisme për përforcimin e rinisë aktive në diasporë, si reflektim i njohjes së rolit të madh që duhet të kenë të rinjtë në vendimmarrje, njoftova Agjencinë për Rini dhe Sport dhe theksova disa aktivitete të cilave duhet t'u kushtohet rëndësi e veçantë, në përputhje me Strategjinë Nacionale të RMV-së për bashkëpunim me diasporën 2019-2023, mes tyre:
 Rritje të mobilitetit dhe bashkëpunimit mes rinisë në vend dhe atyre që jetojnë në diasporë;
 Në bashkëpunim me shoqërinë civile, përmes vendosjes së programit për praktikë verore dhe vullnetare për të rinjtë në diasporë;
 Krijim i programeve për arsim joformal të të rinjve të diasporës përmes trajnimeve, konferencave etj. 
 Krijimi i “Klubit rinor të diasporës” dhe inkuadrimi i këtij klubi si trup këshillues në institucionet e Agjencisë për Rini dhe Sport dhe organizimi i aktiviteve të përbashkëta mes “Klubit rinor të diasporës” dhe organizatave rinore në RMV.
Agjencia ra dakord pa rezerva që sugjerimet tona që të përfshihen si pjesë integrale në krijimin e Strategjisë së re Nacionale për Rininë 2023-2027, dhe nëse parashikohen fonde në buxhetin për të rinjtë për vitin 2023, disa nga aktivitetet e propozuara të përfshihen në Programin e Punës së Sektorit Rinor të Agjencisë për Rini dhe Sport për vitin 2023.

Albanian