Ministri i angazhuar për diasporë, Dr. Xhemail Çupi mori pjesë në seancën e Kuvendit ku të pranishmëve ju drejtua Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë SH.T.Z. Frank Walter-Steinmeier

Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, Ministri i angazhuar për diasporë, Dr. Xhemail Çupi mori pjesë në seancën e Kuvendit ku të pranishmëve ju drejtua Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë SH.T.Z. Frank Walter-Steinmeier.
Në fokus të prezantimit të tij ishin marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe, partneriteti në NATO, lufta në Ukrainë, rrjedha e negociatave për anëtarësim në BE dhe perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut, si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe zbutjen e pasojave nga krizа energjetike.

Albanian