Ministri Çupi e nënshkruajti kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës, me kryetarin e Komunës së Vinicës, z. Mile Petkov
Komuna e radhës gjatë ditës së sotme ishte Komuna e Vinicës, ku së bashku me Kryetarin e kësaj komune, z. Mile Petkov, Ministri i angazhuar për diasporë, Dr. Xhemail Çupi nënshkruajti Kontratën e bashkëpunimit në fushën e diasporës, e cila përcakton të drejtat dhe obligimet reciproke të Qeverisë së RMV-së dhe Komunës së Vinicës në zbatimin e kësaj kontrate.
Gjatë takimit u bisedua për konceptin „Qendra për diasporë“, ndërsa Kryetarit dhe të pranishmëve Ministri Çupi ju shpalosi se çfarë parasheh ky projekt dhe çfarë mundësi krijon kjo qendër që në të ardhmën do të shërbej në dobi të diasporës sonë.
Me nënshkrimin e kësaj kontrate dhe hapjen e zyrës komunale për diasporë, Komuna e Vinicës bëhet pjesë e projektit me rëndësi të madhe për diasporën tonë.