Ministri Çupi mori pjesë më proektin “Zhvillimi social dhe ekonomik i rrethit të Radikës”

Me ftesë të kryetarit të shoqatës kulturore që vepron në qytetin Pieve di Soligo (Treviso) të Republikës së Italisë, z. Roberto Menegon dhe që në anëtarësinë e saj ka edhe pjesëtarë të diasporës sonë, në punimet e projektit të titulluar “Zhvillimi social dhe ekonomik e rrethit të Radikës”, gjegjësisht pilot projektit për mbrojtje të vlerave të peizazhit dhe regjenerimit të fshatrave, me theks të veçantë në procesin e shndërrimin të fshatit Jançe në fshat turistik, mori pjesë Ministri I angazhuar për diasporë, Dr. Xhemail Çupi. 
Në diskutim Ministri Çupi thksoi përkushtimin e tij si Ministër për diasporë në financimin e projekteve të diasporës, projekt ky që do realizohet në fillim të vitit tjetër kalendarik.

Albanian