Takim i Ministrit Çupi me sipërmarës nga diaspora.

Ministri i angazhuar për diasporë, Dr. Xhemail Çupi  së bashku me drejtorin e Agjencisë për Investime të Huaja, z. Bekim Eminin u  takua me z. Lurzim Islamovskin, një sipërmarrës me origjinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut i cili jeton dhe punon në Rimini, Itali.
Z. Lurzimi u interesua për stimujt e ofruar nga Qeveria e RMV-së për përfaqësuesit e diasporës sonë në drejtim të mbështetjes financiare për investime dhe po ashtu shprehu gatishmërinë për të investuar në Qendrën Zhupë në fushën e ndërtimit. 
Shpresoj se ideja dhe qëllimi i tij i biznesit do të realizohet dhe do të simbolizojë “dyert e hapura” për shumë investitorë të tjerë potencial nga diaspora.

Albanian