Trajnim njëditor për orientim të aktiviteteve punuese të “Qendrave për Diasporë” në nivel lokal

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit në fushën e diasporës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komunave, hapi i radhës është trajnimi që do t'i orientojë punonjësit në këto zyra në kryerjen efektive të detyrave të reja dhe inkurajimin e bashkëpunimit të koordinuar ndërmjet punonjësve nga të gjitha komunat pjesëmarrëse në këtë projekt dhe punonjësve të Ministrisë së Shoqërisë Informative dhe Administratës në krye me ministrin Admirim Aliti, që do të bashkëpunojnë me ta, si dhe të përfaqësuesve të tjerë të institucioneve të përfshira në Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së RMV-së dhe komunave dhe në Strategjinë Nacionale për bashkëpunim në fushën e diasporës.

Me iniciativën të ministrit në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracion – IOM Shkup dhe MSHIA, në hapësirat e hotelit Double Tree by Hilton u mbajt trajnim njëditor për orientim të aktiviteteve punuese dhe fuqizimit të kapaciteteve të institucioneve në të mirë të diasporës.

 

Albanian