Reforma në bujqësi, investojmë në zhvillim të barabartë rajonal, lokal dhe rural

Përmes masave konkrete e stabilizuam dhe e rritëm prodhimin vendor të ushqimit, investuam në projekte për zhvillim të barabartë në rajonet planore dhe komunave, ky vit do të jetë viti i reformës më të madhe në bujqësi. Kjo u theksua në panelin “Zhvillimi i barabartë rajonal dhe lokal dhe përfitimet e sistemit të ri të subvencioneve në bujqësi” që u mbajt në kuadër të konferencës vjetore “Vit i mundësive të reja”.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave, Ljupço Nikololvski, tha se në vitin 2022 dhe në kushte krize, prodhimi vendor i ushqimit është rritur me masa specifike. Për këtë vit Nikolovski paralajmëroi reforma në sistemin e subvencioneve në bujqësi.
“Modeli i ri i subvencionimit është pjesë e reformës më të madhe në bujqësi, me të cilën ne ofrojmë një model subvencioni më të shpejtë, më efektiv dhe efikas që do të rrisë prodhimin vendas të ushqimit. Një subvencion bazë për të gjithë bujqit që do të paguhet paraprakisht dhe një subvencion shtesë për ata që kultivojnë kultura të rëndësishme. Si vend lider sa i përket shfrytëzimit të programit IPARD 2, me programin e ri IPARD 3 kemi marrë buxhet të shtuar për 62%, gjegjësisht 97 milionë euro të destinuara për modernizim dhe investime në 7 vitet e ardhshme”, tha ministri Nikollovski.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, vlerësoi se politikat e Qeverisë janë të orientuara drejt qytetarëve edhe në vitin 2022, Qeveria përmes Ministrisë për Vetëqeverisjes Lokale dhe përmes Byrosë për Zhvillim Rajonal financuan të gjitha projektet për zhvillimin e komunave dhe rajoneve planore.
 “Mjetet në Buxhet të destinuara për zhvillimin e balancuar të rajoneve planore dhe komunave nuk u reduktuan as në kushte krize, përkundrazi rriten çdo vit. Në vetëm një vit kemi financuar 215 projekte. Janë lidhur marrëveshje për financim nga Buxheti i shtetit për 150 projekte në komuna në të tetë rajonet planore, shtatë projekte janë financuar me mbështetjen e Qeverisë zvicerane dhe 58 projekte nga instrumenti IPA për bashkëpunim ndërkufitar. Çdo krizë është një nxitje për të kërkuar mundësi të reja, qëllimi është përmirësimi i shërbimeve dhe kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët përmes projekteve reale dhe konkurruese”, tha ministri Penov.

Ministri për Diasporë, Xhemail Çupi theksoi se Qeveria po punon në vendosjen e lidhjeve të përhershme, institucionale me diasporën, si burim i rëndësishëm në promovimin dhe nxitjen e zhvillimit të shtetit.
“I dhamë impuls të ri të zbatimit të Strategjisë nacionale për bashkëpunim me diasporën.  Hapim zyra për bashkëpunim në 23 komuna. Në mënyrë plotësuese, në secilën prej këtyre komunave do të bëhet mapimi i  diasporës e cila mund të jep kontributin e vet në zhvillimin e shkencës dhe ekonomisë. Mapimi  do të kontribuojë në identifikimin e komunitetit të biznesit, i cili përbëhet nga sipërmarrës të shquar, të cilët janë potencial për investime të ardhshme, me ç’rast do të kontribuojnë në nxitjen e zhvillimit të shtetit”, kumtoi ministri Çupi.

Lençe Nikollovska, drejtoreshë e “Agrotim”, theksoi se krahas zhvillimit rural është edhe modeli i ri i subvencionimit në bujqësi i cili me sukses aplikohet në vendet anëtare të BE-së. “Modeli i ri i subvencionimit, duke detyruar prodhimin me kontratë, mbështetjen për bujqit e rinj, këmbënguljen për shoqatën e prodhuesve bujqësorë, modernizimin, digjitalizimin, kontrollin më të madh të pagesës, paradhënien, është një përgjigje për të gjitha kritikat e mëparshme se subvencionet nuk përdoren si duhet. ato nuk janë të pranuara nga bujqit aktualë dhe nuk kanë asnjë komponent zhvillimi. Me këtë model inkurajohet zhvillimi rural, i cili është një nga prioritetet kyçe në procesin e integrimit tonë në Bashkimin Evropian”.

Albanian