Askush nuk mund ta monopolizojë dhe manipulojë diasporën

31 korrik 2018

Dëshira e disa organizatave që të mbajnë aureolë si një e vetme që përfaqëson të gjithë në diasporë është thjesht e pamundur dhe nuk mund të jetë ashtu, në një situatë ku më shumë se 80 organizata në diasporë në mbarë botën përfaqësojnë interesat e qytetarëve me origjinë nga Republika e Maqedonisë.

Jetojmë në shekullin 21, në një kohë demokratike, një kohë të pluralizmit dhe dallimeve, askush nuk mund ta monopolizojë të vërtetën dhe askush nuk mund ta monopolizojë diasporën.

Diaspora si kategori e qytetarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë Republikës së Maqedonisë është komplekse dhe dinamike! Nuk është kaq e thjeshtë, siç disa organizata dëshirojnë ta përfaqësojnë.

Identifikimi i tërë diasporës me një ose dy organizata është e gabuar dhe e joreale.

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të vendosin për të ardhmen dhe është e papërgjegjshme që kushdo të kundërshtojë shprehjen e vullnetit të popullit.

Albanian