Ministri Çupi realizoi takim me kryetarin e qytetit të Lozanës, z. Grégoire Junod

Ministri Çupi në vizitën e punës në Konfederatën Zvicërane realizoi takim me kryetarin e qytetit të Lozanës, z. Grégoire Junod.

Gjatë këtij takimi u shkëmbyen përvoja në lidhje me bashkëpunimin me diasporën dhe migracionin gjithashtu ministri Çupi, kryetarin e komunës e njoftoi me aktivitetet e kabinetit që ndërlidhen me diasporën tonë në Konfederatën Zvicërane. 

Përveç tjerash në këtë takim pjesë e veçantë ishte lajmi i kryetarit të komunës se z. Bashkim Iseni me origjinë nga RMV-ja është shef i Departamentit të Migracionit në qytetin e Lozanës, i cili do të jetë urë lidhëse për bashkëpunimin e ardhshëm të drejtpërdrejtë me qytetet dhe komunat e RMV-së në shumë fusha, me theks të veçantë me ato komuna që pranuan hapjen e Qendrave të diasporës.

Kryetari i komunës shprehu mirënjohjen për vizitën e ministrit, e cila paraqet një fakt shtesë për integrimin e diasporës sonë në Konfederatën Zvicerane.

 

Albanian