Ministri Çupi në vizitën e tij në Konfederatën Zvicërane u prit nga Ambasadori Kenan Ramadani

Ministri Çupi në vizitën e punës në Konfederatën Zvicërane u prit nga ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Kenan Ramadani, me të cilin shkëmbyen mendime, sugjerime mënyra për bashkëpunim më të ngushtë në drejtim të ofrimit të shërbimeve më të mira dhe më efikase për diasporën tonë. 

Gjithashtu gjatë takimit shkëmbyen mendime edhe për mësimin plotësues në gjuhën amtare, për integrimin, socializimin e diasporës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin pritës, e kështu me rradhë.

Ministri Çupi ambasadorin Ramadani e falënderoi për mbështetjen logjistike që ofroi gjatë vizitës së tij në Konfederatën Zvicërane.

 

Albanian