Ministri Xhemail Çupi mori pjesë në hapjen e xhamisë “EBU HANIFE”- Troisdorf

Nën organizimin e Shoqatës Kulturore “EBU HANIFE” në Troisdorf të Republikës Federale të Gjermanisë, Ministri Dr. Xhemail Çupi, mori pjesë në manifestimin solemn të hapjes së xhamisë “EBU HANIFE”.

Ministri Çupi me fjalë përshëndetëse iu drejtua të pranishmëve duke i uruar që kjo xhami të shërbejë për besimtarët e kësaj zone si pikë orientimi në rregullimin e jetës së tyre fetare e shoqërore.
 
Prezent në këtë eveniment ishte kreu i Bashkësisë Fetare Islame, z. Shaqir Fetahu, kryetari i komunës së Troisdorfit, z. Alexsander Biber, përfaqësues të kishave katolike dhe protestante, shoqatave kulturore fetare, myftilerë, profesorë eminent, rrjete të bizneseve, si dhe shumë qytetarë të diasporës tonë që jetojnë atje.

 

Albanian