Shpërngulja e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Qeveria e RMV-së gjithnjë e më shumë po kërkon mënyra për të forcuar perspektivat për bashkëpunim me diasorën tonë. Gjermania, Italia dhe Zvicra janë vendet evropiane me numrin më të madh të tyre.

Sipas raportit të IOM-it mbi Migracionin Botëror, RMV-ja është në 20 vendet e para me mërgim më të madh. Ndërsa, sipas të dhënave të Bankës Botërore, numri më i madh (60%) i remitancave në valutë janë nga vendet Evropiane, gjegjësisisht Gjermania 23%, Italia 22%, Zvicra 11%, Austria 5%.
 
Duke marrë parasysh shpërnguljen gjeografike të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në vendet pritëse evropiane, Gjermania, Italia, Zvicra, Austria dhe Sllovenia janë vendet me numrin më të madh të diasporës nga RMV-ja. Australia, SHBA dhe Kanadaja janë vende tejoqeanike me më shumë se 400,000 nënshtetas të Maqedonisë së Veriut.
 
Arsyet kryesore të mërgimit mbeten familjare, mungesa e punës dhe arsimimi.
Në vitin 2018 dhe 2019, numri i shtetasve të Maqedonisë së Veriut që janë larguar për të jetuar jashtë vendit (rrjedha e të dhënave) ka qenë 24,000 dhe rreth 26,700.
 
Burime të huaja konfirmuan se numri i përgjithshëm i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që kanë mbetur jashtë vendit nga rreth 527.000 (2010) ka arritur në gati 700.000 persona (2020), që do të thotë gati një e treta e të gjithë popullsisë së vendit.
 
Përmes njohjes së potencialit të diasporës sonë të përfshirë përmes financiave, burimeve njerëzore dhe shoqërore, Qeveria e RMV-së ka bërë përpjekje të konsiderueshme në hartimin e masave për sistemimin e angazhimit të diasporës në vend, në Strategjinë Kombëtare të RMV-së për bashkëpunim me diasporën 2019-2023, e cila karakterizohet me synime dhe aktivitete që synojnë përfshirjen e diasporës në shkëmbimin e njohurive, investimeve dhe kontributet e tjera. 

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: