Njofim, Ministria e Kulturës hap konkurs për mbështetjen e projekteve me interes kombëtar në kulturë për vitin 2023
E nderuar diasporë!
Ju njoftoj se Ministria e Kulturës, nga e hëna, më 17 tetor 2022 do të hap konkursin elektronik për mbështetjen e projekteve me interes kombëtar në kulturë për vitin 2023.
Në kuadër të kësaj, shoqatat kulturore të cilat veprojnë në diasporë kanë mundësi të konkurojnë me projekte nga lëmia e kulturës në bashkëveprim me ndonjë shoqatë aktive e cila vepron dhe është e regjistruar në RMV.
Konkursin në mënyrë elektronike mund ta gjeni në https://uslugi.gov.mk/subcategory/kultura-337, ku edhe janë shpallë të gjitha kushtet për konkurim.