Ministri D.r Xhemail Çupi takoj përfaqësuesit e “Klubit diplomatik” në Shkup

Në vazhdën e takimeve intenzive me përfaqësues të lëmive të ndryshme, sot Ministri D.r Xhemail Çupi pati nderin të takoj përfaqësuesit e “Klubit diplomatik” në Shkup dhe njëherit botuesin z. Viktor Gaber dhe redaktorin z. Dimitar Belçev të revistës diplomatike “Vjetari diplomatik”. 
Z. Gaber dhe z. Belçev janë ish diplomat kariere në diplomacinë e RMV-së që nga shpallja e pavarësisë së vendit tonë. 

Gjatë takimit shkëmbyen mendime dhe përvoja nga fusha e diasporës nga këndvështrimi i diplomacisë. Ata treguan interes për realizimin e një interviste/artikulli në numrin e ardhshëm të revistës “Vjetori diplomatik”, që do të promovohen njëkohësisht aktivitetet e Ministrit të angazhuar për diasporë dhe kabinetit të tij në përmbushjen e obligimeve që rrjedhin nga Strategjia Nacionale për bashkëpunim në fushën e diasporës 2019-2023. 

Albanian