Ministri Edmond Ademi dhe Ministri për Rumunët që jetojn jashtë vendit, znj. Natalia Elena Intotero :Do të intensifikohet bashkunimi në fushën e diasporës mes Republikës së Maqedonisë dhe Rumanis

Sot, gjatë vizitës zyrtare tre-ditore në Rumani, ministri i angazhuar për Diasporën, Edmond Ademi zhvilloi takim me  Ministrin për Rumunët që jetojnë jasht vendit, znj. Natalia Elena Intotero.

Qëllimi kryesor i bisedës ishte krijimi i një bashkëpunimi të frytshëm midis dy vendeve në fushën e diasporës si dhe shkëmbimi i përvojave nga  grupe të ekspertëve për  realizimin e praktikave të mira në këtë fushë në vendet e BE-së  dhe vendet e rajonit tonë.

Albanian

Duke filluar nga ky vit, 8 dhjetori ,dita e Shën Klementit të Ohrit në Rumani do të festohet si Dita e Gjuhës Maqedonase


Në prani të përfaqësuesve të lartë të institucioneve shtetërore rumune, senatorë, deputet, përfaqësuesve të Shoqatës së maqedonasve në Rumani dhe të ftuarve të tjerë përfaqësuesve të pakicave të tjera kombëtare, së bashku me delegacionin maqedonas të udhëhequr nga ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë përgjegjës për diasporën Edmond Ademi u festua "Dita e gjuhës maqedonase në Rumani", në ambientet e Klubit Diplomatik në Bukuresht.

Albanian

Ministri Edmond Ademi: Gjuha maqedonase dhe Nikola Martinoski konfirmojnë marrëdhëniet e forta kulturore dhe historike mes Republikës së Maqedonisë dhe Rumanisë.

Në ditën e parë të vizitës zyrtare  në Rumani, Ministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për marrëdhëniet me diasporën, z. Edmond Ademi i shoqëruar nga drejtori i Agjensionit për emigracionin e Republikës së Maqedonisë, Nikola Shallvarinov, realizoj takim me Mariana Venus Popesku, përfaqësues e komunitetit maqedonas në Parlamentin Rumun dhe Ministrin e kulturës dhe identitetit kombëtare të Rumanisë, z. Valer Daniel Breas.

Albanian

Pages