Ministri i angazhuar për Diasporën dhe drejtori i Agjencisë së Migracionit Shallvarinov në vizitë pune në Slloveni dhe Itali

Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë i angazhuar për Diasporën, z. Edmond Ademi nga 11 deri më 17 shtator të vitit 2018, në shoqërimin e drejtorit të Agjencisë së Migracionit, Nikolla Shallvarinov, do të qëndroj në vizitë pune në Republikën e Sllovenisë dhe Republikën e Italisë.

Gjatë vizitës zyrtare  në Republikën e  Sllovenisë, nga 11 deri 13 shtator të vitit 2018, ministri Edmond Ademi, do të realizojë takime zyrtare të nivelit më të lartë,  më 12.09.2018, me presidentin e Republikës së Sllovenisë z. Dejan Zhidan.

Gjatë bisedimeve me përfaqësuesit më të lartë të Republikës së Sllovenisë do të bëhet fjalë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve mike, zhvillimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve në më shumë fusha me interes të përbashkët, proceset e integrimit të Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO, si dhe gjendjen aktuale politike në vendin tonë, sidomos rreth dinamikës për përgatitjet për mbajtjen e referendumit dhe çështje të tjera nga rajoni dhe më gjerë në botë.

Gjatë qëndrimit të ministrit Ademi në Republikën e Sllovenisë, do të realizohen takime me përfaqësues të shoqatave dhe asociacioneve nga Diaspora e Republikës së Maqedonisë në qytetin e Lubjanës dhe Koperit.

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, nga 14 deri më 17 shtator të vitit 2018, ministri Edmond Ademi do të vizitojë Triesten, Trevizon, Breshën, Pijaçencën dhe qytete të tjera do të realizojë takime me përfaqësuesit e shoqatave dhe asociacioneve të Diasporës së pjesës veriore të Italisë.

Njëkohësisht, ministri Ademi në Slloveni dhe Itali do të ketë takime edhe me autoritet lokale dhe personalitete të shquara të fushave të shumta, me qëllim të avancimit të lidhjeve me përfaqësuesit tanë në Diasporë dhe gjithëpërfshirja e tyre në jetën ekonomike, politike, sociale dhe kulturore të këtyre dy vendeve mike.

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: