Referendumi është me rëndësi të jashtëzakonshme historike për Republikën e Maqedonisë- Republika e Sllovenisë me përkrahje të plotë

Ministri i angazhuar për Diasporën Edmond Ademi, i shoqëruara nga drejtori i Agjencisë së Migracionit në Republikën e Maqedonisë Nikolla Shalvarinov, sot kishin takim me Presidentin e Republikës së Sllovenisë Borut Pahor dhe me kryetarin e Kuvendit nacional (Drzavni Zbor) të Sllovenisë, Dejan Zhidan. Në këto takime u bisedua edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, zhvillimin e mëtutjeshëm në më shumë fusha me interes të përbashkët, proceset integruese në Republikën e Maqedonisë në BE dhe NATO si dhe për gjendjen aktuale në Republikën e Maqedonisë me theks të veçantë për Marrëveshjen  në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë dhe mbajtjen e referendumit.

Të dy bashkëbiseduesit dhanë përkrahje të fuqishme të Republikës së Maqedonisë në proceset euroatlantike, duke konstatuar se Republika e Sllovenisë në të gjitha takimet me përfaqësuesit të Bashkimit Evropian, e përkrah Republikën e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s.

Ministri Ademi, dy bashkëbiseduesve i’u shprehi falënderim për marrëdhëniet miqësore të të gjithë institucioneve të Republikës së Sllovenisë, të dhënë në të gjitha takimet në nivel presidencial dhe kryeministror si dhe në nivel resoresh në raport me çështjet përmbajtjesore, të cilat Republika e Maqedonisë duhet t’i realizojë deri në fund të këtij viti.

Presidenti Pahor dhe  kryetari Zhidan, shpalosën sfidat e caktuara me të cilat Republika e Maqedonisë do të ballafaqohet drejt proceseve integruese, me të cilat paraprakisht është ballafaquar edhe Republika e Sllovenisë.

Bashkëbiseduesit  u pajtuan me atë se anëtarësimi i ardhshëm i RM-së në BE dhe NATO, paraqet përfitim historik, por edhe përgjegjësi të madhe për periudhën e ardhshme. Gjatë kohës së bisedimeve u hapën çështje të ndryshme me të cilat RM do të ballafaqohet në të ardhmen, por mjeti i vetëm për realizimin e tyre duhet të jetë dialogu i gjerë shoqëror me të gjitha palët në Republikën e Maqedonisë.

Njëkohësisht, dy bashkëbiseduesit kërkuan edhe përfshirje konkrete të tyre, së bashku me institucionet shtetërore të Republikës së Sllovenisë që të ndihmojnë nëpërmjet transmetimit të përvojës së tyre, me qëllim të lehtësohet rruga drejt BE-së dhe NATO-s.

Në takimet në fjalë u diskutua edhe për rolin e Diasporës nga Republika e Maqedonisë në shoqërinë sllovene dhe integrimi i tyre pozitiv dhe format e mundshme në përfshirjen në bashkëpunimin reciprok.

Bisedimet e ministrit Ademi me dy përfaqësuesit më të lartë të Republikës së Sllovenisë, presidentin Pahor dhe kryetarin Zhidan, përfunduan me një përfundim të përbashkët, se referendumi ka rëndësi të jashtëzakonshme historike për RM-në në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s dhe  nuk do të ketë përsëritje tjetër dhe se ai duhet të përkrahet edhe nga opozita dhe pozita si dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: