Ministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për marrëdhëniet me diasporën, Edmond Ademi në vizitë zyrtare në Rumani

Ministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për marrëdhëniet me diasporën, z. Edmond Ademi i shoqëruar nga drejtori i Agjensionit për emigracionin e Republikës së Maqedonisë, Nikola Shallvarinov do të zhvillojnë vizitë zyrtare në Rumani nga 7 deri më 10 dhjetor 2018.

Gjatë vizitës, delegacioni i udhëhequr nga Ministri Ademi do të realizoj takime me përfaqesues të diasporës nga Republika e Maqedonisë në Rumani, ku dhe do të marr pjesë në evenimentin ,,Dita e gjuhës Maqedonase në Rumani,,  që do të mbahet më 08.12.2018, si dhe do të realizoj takim me Komunitetin  shqiptarë nga Republika e Maqedonisë në Rumani.

"Dita e gjuhës maqedonase në Rumani"  në bazë të Urdhëresës Nr. 625, më 26 qershori 2018, nga Presidenti i Rumanisë, Klaus Verner Johanis, fuqizohet ligji për përcaktimin e Ditës së gjuhës maqedonase, sipas dispozitave të Art. 77 paragrafi 1 dhe Neni 100 paragrafi 1 në përputhje me Kushtetutën Rumune.

Përveç pjesëmarrjes në evenimente dhe takime me diasoprën, Ministri Ademi do të realizoj takime bilaterale me Ministrin për Rumunët që jetojnë jasht vendit, znj. Natalia Elena Intotero dhe Ministrin për kulturë dhe identitetit kombëtar, z. Valer Daniel Breaz.

Gjatë vizitës zyrtare në Rumani, delagacioni i Republikës së Maqedonisë do të ketë pranim edhe në Parlamentin e Rumanisë ku Ministri Ademi do të realizoj takim me deputeten e komunitetit maqedonas në Parlamentin Rumun, znj. Mariana Venera Popesku.

Ministri Ademi me bashkëbiseduesit, mes tjerash, do të bisedojnë edhe për çështje të ndryshme në fushën e kulturës, sidomos në interes të përmirësimit të pozitës së përfaqësuesve tanë të diasporës dhe përfshirjen e tyre në aktivitetet ekonomike, politike, sociale dhe kulturore mes dy vendeve mike.

Njëkohësisht, gjatë bisedimeve do të shkëmbehen mendime dhe përvojat e Republikës së Maqedonisë dhe Rumanisë në rrugëtimin e tyre drejtë anatarsimit në NATO dhe BE , si dhe për bashkëpunimin regjional si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët, që do të zhvillohen gjatë presidencës gjashtëmujore të Rumanisë me BE-në, duke filluar nga janari i vitit 2019.

 

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: