Takim i ministrit Edmond Ademi me diasporën tonë në Francë. Ademi: Progresiv, të integruar... Kjo është diaspora, pamje e re, që është pasqyra e vërtet e shtetit tonë

Më 26.03.2019, ministri për diasporën, Edmond Ademi ka realizuar takim me diasporën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Francë.

Takimi është realizuar në hapësirat e ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Paris, në organizim të ambasadorit tonë në Paris, znj. Jadranka Caushevska Dimova.  Në takim kanë marrë pjesë edhe sekretari shtetëror i MPJ, Viktor Dimovski dhe drejtori i Agjencisë për mërmim, Nikolla Shalvarinov.

Takimin e ka hapur ambasadorja Çaushevska Dimova, e cila potencoi rëndësinë e diasporës, duke prezantuar vendin tonë, duke vënë theksin mbi faktin se francezët përshtypjen për Republikën e Maqedonisë së Veriut e ndërtojnë nëpërmes kontakteve me diasporën tonë.

Ministri Ademi në prezantimin e tij ka falënderuar të pranishmit nga diaspora jonë dhe ka shprehur kënaqësi për faktin se e njëjta është shkëlqyeshëm e integruar në Francë.

Ministri Edmond Ademi ka theksuar rëndësinë e diasporës. Si rrjedhojë, ka informuar për tashmë Strategjinë nacionale për bashkëpunim me diasporën, dokument që do të përbëjë bazë për lidhjen institucionale të shtetit me diasporën. Ministri në fund ka shtuar se sikur tash, ashtu edhe në periudhën e ardhshme, qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vet ai si ministër në detyrë për diasporën mbeten të hapur për bashkëpunim në kuadër të interesit të përbashkët.

Sekretari gjeneral i MPJ, Dimovski ka informuar për politikën aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ç’rast ka përmendur nënshkrimin e protokolit për anëtarësim në NATO, dhe për sfidat në të ardhmen të qeverisë tonë, që mbetet maksimalisht e përkushtuar në përmbushjen e reformave të nevojshme në rrugëtimin euroatlantik.

Pas prezantimi kishte diskutim të hapur dhe debat, ku të pranishmit kishin mundësinë të bëjnë pyetje të ndryshme dhe të japin propozime për bashkëpunime në të ardhmen.

 

Në kuadër të vizitës në Francë, Ademi realizoi takim edhe me kryetarin e Shoqatës kulturore “Kërçova”, Hadi Bajrami, me mësuesen e gjuhës maqedonase, Elica Atanasovska Stojanoska dhe takim me piktorin Omer Kaleshi.

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: