Ministri për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi në takim pune me ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë
5 tetor 2017
Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Edmond Ademi, për Marrëdhëniet me Diasporën, sot realizoi takim pune me ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, Kristian Timonie.
Ministri Ademi theksoi se ajo që është më e rëndësishmja janë të rinjtë dhe se brezi i ri i të rinjve të Diasporës me profesionet dhe njohuritë e tyre në vendet ku ata jetojnë, është e rëndësishme t'i përfshijmë në iniciativa të ndryshme këtu në Republikën e Maqedonisë.
Ata si pjesë e Diasporës dhe bashkëqytetarëve tanë mund dhe duhet të kontribuojnë me njohuritë dhe përvojën e tyre në zhvillimin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa ne si shtet dhe institucion duhet t'u sigurojmë atyre kushte për t'i transferuar njohuritë dhe përvojat në vendlindjen e tyre.
Ambasadori i Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, z. Kristian Timonie është i bindur se Diaspora është një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e vendit dhe se diaspora është një pjesë e pandashme e vendit, ku duke bashkëpunuar mund t’i ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.