VIZITË PUNE E MINISTRIT PËR DIASPORË, EDMOND ADEMI NË ITALI DHE VATIKAN, 6- 9 PRILL, 2019
Ministri në detyrë për diasporën, Edmond Ademi, nga 6- 9 prill 2019, do të realizojë takim pune në Republikën e Italisë dhe në Vatikan.
Ministri Edmond Ademi më 6 prill do të merrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 10 vjetorit të tërmetit katastrofal në qytetin Akile në Itali, ku humbën jetën 309 persona, në mesin e të cilëve edhe 5 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në Akile, ministri Ademi do të realizojë takim me kryetarin e rajonit të Abruzzo dhe kryetarin e komunës Poxhio Picence.
Në Akile, ministri do të realizojë takime me përfaqësues të diasporës tonë, e cila jeton në atë rajon, ndërkaq, më 7 prill janë të parapara takime më diasporën tonë nga Roma dhe rrethina.
Më 8 prill ministri Ademi do të realizoj takim punë në Vatikan, ku do të realizojë takim me sekretarin për marrëdhënie me shtetet në Vatikan, mons. Paull Ricard Gallager.
Ministri Ademi do ta rrumbullaksojë vizitën në Itali më 9 prill, me një sërë takimesh bilaterale në arlamentin e Italisë dhe në Ministrinë për Punë të Jashtme në Itali.
Në parlamentin e Italisë do të realizohet takim me kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme, Marta Grande, ndërsa në MPJ-në e Italisë takim me zv/ministren Emanuela del Re, nënsekretarin shtetëror Rikardi Antonio Merlo dhe drejtorin e Drejtorisë gjenerale për qytetarët italian jashtë shtetit dhe politikave për migrim, Luixhi Maria Vignali.
Fokusi i takimeve do të jetë në mundësinë e avansimit të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat e interesit të përgjithshëm. Avansimin e pozitës së diasporës tonë dhe gjithëpërfshirjes së tyre në jetën ekonomike, politike, shoqërore dhe kulturore në Itali, si dhe për qëllimet aktuale politike dhe prioritetet e qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut- me theks eurointegrimet.