Ministri Edmond Ademi ju drejtua komisionit për politikë të jashtme në parlamentin Italian.
Ministri për Diasporë, Edmond Ademi, në ditën e fundit të vizitës zyrtare në Itali dhe Vatikan, ka realizuar takime bilaterale në parlamentin italian dhe në ministrinë për Punë të Jashtme të Italisë.
Në parlamentin italian, ministrin Ademi e ka mirëpritur kryetarja e komisionit për Punë të Jashtme, Marta Grande, ndërsa në MPJ-në e Italisë ministrin e ka pritur drejtori i Drejtorisë gjenerale për qytetarë të Italisë në diasporë dhe politikat për migracion, Luixhi Maria Vignali.
Në fokusin e bisedës me Luixhi Maria Vinjali ishin mundësitë për avansimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, avansimin e pozitës së diasporës tonë dhe gjithëpërfshirjen e tyre në jetën ekonomike, politike, shoqërore dhe kulturore në Itali. Shkëmbyem përvoja për modelet e bashkëpunimit institucional me diasporën. Si Republika e Maqedonisë së Veriut, njëashtu edhe Italia kanë diasporë që është segment i rëndësishëm politik, shoqërorë, ekonomik dhe kulturorë, për të dyja vendet.
Në parlamentin Italian, me Marta Grande dhe antarë të tjerë të komisionit për punë të jashtme, u theksuan synimet aktuale politike të qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Italisë. Theks i vecantë u vë mbi procesin e integrimit në NATO dhe BE dhe rëndësinë e mbështetjes së Italisë në këtë proces.
Mes të tjerash, komisioni informoi se me 4 prill kanë miratuar ratifikimin e protokollit për antarsimin e shtetit tonë në NATO, dhe tani më është në prcedurë shqyrtimi në komisionet tjera.
Si rrjedhojë, ministri ka njoftuar bashkëbiseduesit me arritjet e fundit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në drejtim të ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe të drejtë. Ministri ka potencuar prioritetet e politikës së jashtme, duke ndarë përkushtimin dhe vendosmërinë në hapin drejt NATO-s dhe BE-së, nëpërmes mbylljes së procesit për zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë.
Bashkëbiseduesit kanë shprehur vullnetin për mbështetje të qeverisë tonë për reformat dhe kanë inkurajuar që zbatimi i reformave të ndodhë sa më shpejtë. Njëherit kanë spikatur Marrëveshjen e Prespës, si shembull për tejkalimin e konflikteve, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Gjithashtu në takime u theksua edhe përkrahja e Italisë për perspektivën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.