Edmond Ademi: Veprat e Spase-s urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Sterjo Spase-n duhet ta marrim si shembull të gjithë ne të cilët jetojmë në Ballkan. Figura e Spases duhet të jetë shembull për të gjithë ne, se duhet bashkëpunim në shumë fusha të veprimit; gjithmonë nisur nga pikëpamjet njerëzore, intelektuale e kulturore.
Kështu është shprehur ministri pa resor i angazhuar për Diasporën Edmond Ademi në shënimin e 105 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të njohur Sterjo Spase, në Korcë, Shqipëri.
Sipas ministrit Ademi, Spase është shembulli tipik sesi mund të integrohesh në një kulturë që pastaj merret si frymëzim nga shumë breza.
“Është i Shqipërisë kur flet veprimtaria e tij letrare, i përket edhe maqedonasve për nga prejardhja. Ai është urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Spase është shembull, se arti i është mozaik i të ndryshmëve dhe se kufijtë nuk ekzistojnë”, ka theksuar mes tjerash ministri.