ÇËSHTJET POLITIKO-JURIDIKE DHE KONSULLORE
Avancimi i kornizës rregullatore dhe kapaciteteve institucionale, në drejtim të përfshirjes më të madhe politike dhe realizimi i të drejtave civile dhe sociale të diasporës, në funksion të ndërtimit të besimit dhe vendosjes të bashkëpunimit të saj efektiv me shtetin.
Njohuritë për mundësitë ekzistuese dhe efektet e deritashme nga përfshirja politike e diasporës e imponojnë nevojën për rritje dhe avancim të tyre në drejtim të përfshirjes me të madhe dhe reale të diasporës në proceset politike dhe në krijimin e politikave në vend. Në pjesën e bashkëpunimit politik dhe administrativ me diasporën, vëmendja është fokusuar në tre segmente: avancimi i kornizës rregullatore dhe kapacitetet institucionale në lidhje me diasporën; përfshirja politike e diasporës; realizimi i të drejtave civile dhe sociale të saj. Njëkohësisht, politikat institucionale për vendosjen e bashkëpunimit efektiv dhe ndërtimit të besimit me diasporën, krahas avancimit të kornizës ekzistuese rregullatore dhe institucionale, duke përfshirë edhe aktivitetet e PDK-ve maqedonase jashtë shtetit, supozojnë koordinim të institucioneve shtetërore dhe organizatave të diasporës për çështje të interesit të përbashkët. Në Strategji identifikohet nevoja për avancim të vazhdueshëm të kushteve për: mbrojtje të të drejtave dhe pozitës së përfaqësuesve të diasporës, lëshimi i dokumenteve të udhëtimit, personale dhe dokumenteve tjera, qasje deri te sigurimi dhe transferimi i pensioneve.