Ministri Xhemail Çupi në një vizitë pune në Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Takimin me kreun e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Bashkësia Fetare Islame e RMV - Исламска Верска Заедница на РСМ) , Reisul ulema Shaqir ef. Fetahu, marrë në konsideratë numrin e madh të shoqatave, bashkësive, unioneve, etj. me karakter kulturor dhe fetar që veprojnë në diasporë konsiderohet tejet i rëndësishme. Në këtë takim u bisedua për shumë çështje relevante për diasporën. Duke qenë se Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut veçse ka bashkëpunime të mirëfillta me këto institucione të diasporës, kjo do lehtësonte qasjen edhe të kabinetit të diasporës në realizimin e projekteve që ndërlidhet me to. Në anën tjetër, Reisul Ulemaja në emër të institucionit të tij shprehu gatishmëri dhe vullnet të mirë për të qenë pjesëmarrës në realizimin e projekteve të cilat bëhen për të mirë të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë dhe veprojnë në vendet e diasporës. Takime të ngjashme parashihen në ditët në vijim edhe me Kishën Ortodokse Maqedone të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Albanian