Ministri z. Xhemail Çupi, në vizitë pune në Kishën Ortodokse në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Ministri përgjegjës për Diasporën, Dr. Xhemail Çupi, pati një takim me kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkopinë e Ohrit, Hirësinë e tij z.z. Stefan.
Në takim u diskutua për pjesëmarrjen e aktiviteteve të diasporës brenda komuniteteve fetare, e veçanërisht për mërgatën e shumtë që vjen nga vendet si Australia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja, si dhe për lidhjen e pandashme shekullore të tyre me vendlindjen. Po ashtu, u diskutua për vizitën e ardhshme të Ministrit përgjegjës për diasporën në SHBA ku si pjesë e agjendës së asaj vizite u diskutua për mundësinë e takimit me përfaqësuesit e dy bashkësive më të mëdha fetare nga Republika e Maqedonisë së Veriut në SHBA, asaj ortodokse dhe islame, ide e cila u përshëndet nga Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase.
Ministri Çupi theksoi gjithashtu rëndësinë për përfshirjen e mërgimtarëve tanë në çdo gjë me interes për shtetin dhe diasporën, gjë që do t'i hapte rrugë marrëdhënieve më të thella ndërmjet komuniteteve fetare përmes bashkëpunimit të ngushtë, të mbushur me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, në të gjitha sferat e jetës dhe në drejtim të formimit të Diasporës së bashkuar.