Ministri z. Xhemail Çupi dhe Drejtori z. Bekim Emini, vizitë zyrtare në SHBA, takim me Konzullin gjeneral të RMV-së në Nju Jork z. Jordan Panev
Ministri i angazhuar për diasporë z. Xhemail Çupi, në shoqërim të Drejtorit të Agjencisë për investime, Invest North Macedonia, z. Bekim Emini, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në shtetin e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, u takua me Konsullin gjeneral të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Nju Jork z. Jordan Panev dhe me kosullin z. Nikolla Gjorçev.
Në takim u bisedua për temat lidhur me shërbimet sa më efikase konsullore ndaj diasporës, ku theksi u vendos në thjeshtësimin e procedurës për lëshimin e pasaportave biometrike përmes stacionit bazik që është vendosur në këtë konsull, ku tashmë brenda muajit qytetarët tanë që jetojnë në SHBA mund të pajisen me pasaporta të reja.
Gjithashtu u bisedua edhe për shumë tema lidhur me projektet e ndryshme të diasporës ku zyrtarët e konsullatës shprehën gatishmëri dhe bashkëpunim.