Ministri z. Xhemail Çupi vizitoi qendrën kulturore të struganëve në Nju Xhersi

Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Nju Xhersi (Albanian American Cultural Center of Riverdale, NJ)  është një nga organizatat më të mëdha shqiptare në zonën e Nju Jork - Nju Xhersit, kjo pasi përveç funksionimit të shkollës së kompletuar me të gjitha strukturat shkollore dhe parashkollore, ajo posedon edhe një bibliotetë me mbi 100 mijë libra të ndryshme.

Në shoqërimin e drejtorit për investime të huaja z. Emini dhe kryetarit të SHAD-it z. Miftari, ministri u prit nga Kryetari i qendrës z. Astrit Zhaku dhe nga bordi udhëheqës. Ai më tej, para anëtarëve të qendrës, në një atmosferë tepër impozante, prezentoi projektet e tij që ndërlidhen me diasporën dhe u përgjigj në pyetjet e tyre. 

Albanian