Konferenca për shtyp e Ministrit për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi

2 tetor 2017

Për herë të parë në Republikën e Maqedonisë, një Qeveri vendosi që çështjen e Diasporës, ta ngremë në nivel më të lartë politik. Kjo na obligon çështjes së Diasporës t’i qasemi në mënyrë sistematike dhe jopopuliste, për zgjidhjen afatgjate të problemeve të Diasporës. Nuk ishte e vështirë të konstatohet se Maqedonia nuk ka asnjë strategji për Diasporën. Kështu është sepse deri më tani Diaspora është parë vetëm në prizmin e votës së zgjedhjeve.

Ne synojmë këtë ta ndryshojmë.

Prandaj, në 100 ditët e para të formimit të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë, unë, si Ministër për marrëdhëniet me Diasporën ne Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, inicova miratimin e Informacionit për nevojën e hartimit të Strategjisë Kombëtare për Bashkëpunim me Diasporën. Më 22 gusht, përkatësisht në seancën e 24-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë miratoi këtë Informacion, me çka për shkurt kohë edhe zyrtarisht filluam me hartimin e saj. Potencoj se në procesin e hartimit të Strategjisë Kombëtare për Bashkëpunim me Diasporën do të konsultohen të gjithë faktorët relevantë.

Paralelisht me këtë, gjatë 100 ditëve nga formimi i Qeverisë, u realizuan takime të shumta me shumicën e ambasadorëve në Republikën e Maqedonisë, të cilëve ua transmetova qasjen metodologjike lidhur me çështjen e Diasporës. Nga ana e tyre kemi përkrahjen maksimale.

Gjithashtu, realizova takime të shumta  tematike me individë dhe përfaqësues të organizatave, duke shkëmbyer përvoja pozitive për konstatimin e prioriteteve të Diasporës.

Në takimet me organizatat e bashkatdhetarëve, përkatësisht Diaspora jonë edhe atë Diaspora e Bashkuar Maqedonase, Forumi për Maqedoni Demokratike dhe Lidhjen e Diasporës Shqiptare.

Hapur biseduam edhe për fushat  në të cilën Diaspora  mund të ketë kontribut të rëndësishëm në shtet si dhe për realizimin e projekteve të shumta, të rëndësishme për Diasporën.

Rëndësi të veçantë kishte takimi me Drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit, ambasadorin Vilijam Lejsi Sving në të cilin shqyrtuam mundësinë për bashkëpunim më të thellë mes Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështjet e Diasporës. Hapi i  parë në thellimin e bashkëpunimit me Organizatën Ndërkombëtare të Migracionit, nëpërmjet ekspertit të tyre, në procesin e krijimit të  Strategjisë Kombëtare për Bashkëpunim me Diasporën. Në këtë takim u shqyrtua mundësia që Republika e Maqedonisë në vitin 2018 të jetë nikoqire e Samitit të Ministrave për Diasporën.

Vizita në Bosnje dhe Hercegovinë  me delegacionin qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, hapi mundësinë për takime konstruktive që përfshijnë Diasporën. Me kërkesën tonë, e cila u pranua nga Qeveria e Bosnje dhe Hercegovinës,  njëra nga shoqatat në Sarajevë në dispozicion do të ketë hapësira që do t’i mundësonte funksionim në përditshmëri.  Gjithashtu, edhe nga kryeministri dhe nga më shumë ministra, duke përfshirë edhe mua, u ngrit çështja ligjërisht të mundësohet nënshtetësi e dyfishtë në B dhe H, pa u dashur që të heqin dorë nga nënshtetësia e Maqedonisë, të fitojnë nënshtetësi nga Bosnja dhe Hercegovina.

Gjithashtu, do doja të theksojë se në takimin me anëtarin e Këshillit drejtues të Odës Amerikano-Izraelite të intelektualëve, ekonomistëve dhe aktivistëve me seli në Çikago, në ShBA, u shqyrtua mundësia që në vitin 2018 të organizohet konferencë për zhvillim ekonomik dhe investime të  Diasporës në Republikën e Maqedonisë.

Publikun e gjerë do doja të informojë se më 11 dhe 12 shtator  vizituam edhe Kroacinë,  ku gjatë takimeve me zyrtarët e Republikës së Kroacisë informova për përgatitjet e Qeverisë së RM-së për Strategjinë Kombëtare për Bashkëpunim me Diasporën. Njëkohësisht, nga pala kroate mora informacione konkrete për përvojat e tyre  gjatë rregullimit  të çështjes së Diasporës dhe dispozitave të tjera ligjore, të harmonizuara me rekomandimet e BE-së.

Mora informacione për funksionimin institucional dhe Rendin shtetëror të Republikës së Kroacisë dhe  strukturës së saj sektoriale  për kujdesin e kroatëve jashtë Kroacisë, me qëllim të marrjes së përvojave dhe praktikave pozitive dhe implementim nga ana jonë.
U dakorduam që pala e Maqedonisë të ngrejë nismë për rinisje sa më të shpejt të Komisionit  ndërqeveritar të përzier mes dy shteteve.

Në takimin me kryetarin e qytetit të Zagrebit, Milan Bandiq, mu konfirmua se Zagrebi edhe në periudhën e ardhshme do të ndihmojë dhe do të sigurojë mjete plotësuese financiare për finalizimin e aktiviteteve ndërtimore të objektit të Kishës Ortodokse të Maqedonisë në Zagreb. Për informacionin tuaj qyteti i Zagrebit përkrahu ndërtimin e Kishës Ortodokse të Maqedonisë me vlerë prej 100.000  euro.

Ndërkaq, dua të informojë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrton mundësinë  financiarisht të përkrahë ndërtimin e kishës në Zagreb. Përndryshe, kjo është Kisha Ortodokse e Maqedonisë e cila për herë të parë ndërtohet në ish republikat e Jugosllavisë.

Jashtëzakonisht e rëndësishme ishte vizita zyrtare në ShBA nga delegacioni qeveritar e kryesuar nga kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili kishte fjalimin e rastit edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Përveç pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, realizova takim me organizatën “Maqedonia 2025”, ku biseduam për mundësitë dhe potencialet e thellimit të bashkëpunimit ekonomik  dhe të biznesit në mes Republikës të Maqedonisë dhe Diasporës së saj. Gjithashtu, në ShBA kisha takim edhe me Diasporën e Bashkuar Maqedonase dhe Forumin për Maqedoni Demokratike,  ku dëgjova mendimet e tyre për Diasporën, si dhe kërkesat e tyre në drejtim të përmbushjes së kërkesave dhe nevojave reale.

Nga 25 deri më 27 shtator realizova takime në Vjenë, Austri,  ku kisha nderin të flas në Forumin Rajonal të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit me temë ”Investime të drejtpërdrejta – Përvoja të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.  Transmetova përvojat e Maqedonisë dhe theksova se Qeveria e Republikës së Maqedonisë  dhe unë si Ministër i Diasporës, maksimalisht do të angazhohemi të integrojmë Diasporën në nismat për ndërmarrjen e masave konkrete për zhvillimin ekonomik të shtetit tonë.

Qëllimi ynë është të ndajmë praktikat pozitive të shteteve, që kanë strukturë ekonomike të ngjashme me tonën, të këmbejmë qëndrime dhe përvoja në aspektin e investimeve dhe investimeve potenciale nga Diaspora, por edhe të angazhohemi t’i implementojmë praktikat më të mira në Republikën e Maqedonisë.

Si asnjëherë deri më tani Diasporës do t’i ofrojmë favorizime konkrete, për  hapjen e bizneseve dhe realizimin e investimeve në Maqedoni.

Takimet e përditshme zyrtare me përfaqësuesit e Diasporës, shoqatat e mërgimtarëve të cilat merren me problematikat e Diasporës, si dhe përpjekjet dhe angazhimet për lidhjen e institucionalizuar me Diasporën dhe Republikën e Maqedonisë, më japin të drejtën të theksoj se ura e lidhjes bashkërisht fillon të ndërtohet dhe do të vazhdojë të ndërtohet edhe në të ardhmen.

Hapat që ndërmorëm, edhe ato që do të ndërmarrim në të ardhmen, besoj që edhe më tej do ta mobilizojnë Diasporën në proceset e saj të drejtpërdrejta dhe përfshirjen esenciale në fushën e politikës, ekonomisë, sociales, kulturës dhe fushës së arsimit në Republikën e Maqedonisë.

Fuqishëm besoj se po ecim rrugës së duhur dhe jam i bindur se bashkërisht mund të bëjmë shumë për çështjen e Diasporës.

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: