Kabinetit të Ministrit të angazhuar për diasporë, Dr. Xhemail Çupi, iu bashkua ministër këshilltar nga Ministria e punëve të jashtme z. Sejdi Demiri

Në kuadër të plotësimit të Kabinetit të Ministrit të angazhuar për diasporë, Dr. Xhemail Çupi, nga data 01.04.2022 kabinetit tonë iu bashkua ministër këshilltar nga Ministria e Punëve të Jashtme, z. Sejdi Demiri i cili do të angazhohet në sferën e diplomacisë dhe shërbimeve konsullore për diasporë.

Z. Demiri është diplomat karriere me titull “ministër - këshilltar” në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Gjatë karrierës së tij ka qenë disa herë në shërbimin diplomatik në disa përfaqësi diplomatike dhe konsullore.

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: