Ministri për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi në takim pune me deputetin dhe nënkryetarin e Grupit Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Evropian Prof. Josef Weidenholzer

12 tetor 2017

Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Edmond Ademi, për Marrëdhëniet me Diasporën, sot realizoi takim pune me deputetin dhe nënkryetarin e Grupit Socialist dhe Demokrat në Parlamenti Evropian Prof. Josef Weidenholzer, së bashku me delegacionin e tij, ku biseduan për pikat e përbashkëta dhe për bashkëpunim në të ardhmen e afërt mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian.

 Ministri Adem e njohtoi për informacionin e Strategjisë Kombëtare dhe grupet punuese që është duke i formuar, qëllimi që do jep mundësi dhe do të hap rrugë për bashkëpunim mes shtetit amë dhe Diasporës.

 

Deputeti Weidenholzer theksoi se të drejtat dhe liritë e njeriut, liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë, qasja në tregun e punës si dhe aktivitetet e ndryshme janë segment i rëndësishëm, dhe se Diaspora është poashtu faktor shumë i rëndësishëm i vlerave evropiane, si dhe kulturat e ndryshme bëhen akoma më të pasura kur i përkrahim dhe veprojmë së bashku.

 

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: