Përfaqësues i Kabinetit të Ministrit angazhuar për diasporë z. Xhemail Çupi, z. Sejdi Demiri mori pjesë në takimin online me përfaqësues të Dhomës së biznesit të diasporës

Më datë 15.04.2022, u mbajt takimi online i organizuar nga ana e Dhomës së biznesit të diasporës me shoqatat e bizneseve dhe biznesmenëve nga Kosova. Në këtë takim, të këtij prezantimi online i ftuar ishte edhe Ministri pa resor i angazhuar për diasporë, z. Xhemail Çupi, por për shkaqe të agjendës së tij të ngjeshur, mori pjesë këshilltari i jashtëm i ministrit, Sejdi Demiri.
Në prezantimin nga ana e kryesisë të këtij aisociacioni u prezantua një pasqyrë e shkurtë e aktiviteteve të deritanishme, dhe qëllimi kryesorë ishte përfshirja më e gjërë e biznismenëve nga diaspora në këtë dhomë, dhe kyçja e tyre në këtë platformë me qëllim të shkëmbimit të përvojave, propozimeve dhe gjetjen e mundësive për investim në shtetet origjinë.
Interesante për tu cekë nga ky takim ishte edhe propozimi për një iniciativë për formimin e zonave të lira për investim të biznismenëve nga diaspora në vendet e origjinës.
Demiri theksoi se kjo dhomë paraqet një dritare të re për tërheqjen e investimeve të reja nga biznesmen të suksesshëm nga diaspora për të investuar në vendet përkatëse, dhe do të sjellë rezultate për zhvillimin më të madh ekonomik.
 


 

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: