Takimi trepalësh i Ministrave të Diasporës në Ohër

24 janar 2018

Ministrat e Diasporës së Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, z.Edmond Ademi, z.Pandeli Majko dhe z.Dardan Gashi zhvilluan një takim trepalësh në Ohër. Së bashku vlerësuan se bashkëpunimi në fushën e diasporës është i dobishëm dhe një fushë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit midis tre shteteve në rajon.

Takimi i Ohrit u konsiderua si një fillim i rëndësishëm për të nxitur veprim të përbashkët në forcimin e lidhjeve midis vendeve në kuadër të procesit të integrimit euroatlantik. Ministrat përshëndetën vendimin e fundit të Parlamentit të Maqedonisë për miratimin e Ligjit të gjuhës si një akt që i jep kontribut për bashkëpunim të ngushtë rajonal.

Ministrat u dakorduan të kryejnë vizita të përbashkëta në SHBA, Gjermani dhe vende të tjera për të takuar komunitetet e diasporës me preardhje nga tre shtetet. U dakorduan që veprimi i tyre i përbashkët të vazhdojë dhe të jetë përfshirës me marrëveshje reciproke edhe për palë të tjera të interesuara nga shtetet tjera të rajonit.

 

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: