Periudha e intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve miqësore

12 shkurt 2018

Sot, më 12 shkurt  2018, Ministri Edmond Ademi realizoi një takim me Ministrin e Arsimit dhe Punësimit të Republikës së Maltës, Evarist Bartolo, ku u hapen më shumë çështje për zhvillimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e arsimit dhe rregullimit kornizë të të drejtave të qytetarëve maqedonas  të cilët përkohësisht përqendrojnë dhe punojnë në Republikën e  Maltës.  

Gjatë bisedimeve me bashkëbiseduesin maltez, u ngritën disa çështje me interes të përbashkët si:

inicimi i bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit me qëllim të shkëmbimit të profesorëve midis universiteteve të dy vendeve, shkëmbimit të studentëve, si dhe mundësive për pranimin e diplomave dhe nostrifikimin e tyre. Në këtë drejtim, dy ministrat pajtohen që se shpejti të shqyrtohen dhe shpejtohen iniciativat mes ministrive të arsimit të Republikës së Maqedonisë dhe të Republikës së Maltës.

Ministri Ademi, si Ministër për Marrëdhëniet me Diasporën, informoi Ministrin Bartolo për praninë e madhe të diasporës maqedonase në Maltë. Gjithashtu me bashkëbiseduesin komunikoi për përshtypjet e transferuara më parë nga takimet me shoqatat e qytetarëve me origjinën nga Maqedonia, të cilat ballafaqohen me problemet gjatë lëshimit të dokumenteve personale dhe për rregullimin e qëndrimit të tyre në Maltë. Fokusi ishte në shkurtimin e kohëzgjatjes së lëshimit të dokumenteve, dhe zgjatjen e vlefshmërisë së dokumenteve të qëndrimit për më shumë vite. Mbi të gjitha, kjo referohet për dokumentacionin personal dhe qëndrimin.

Gjithashtu, Ministri Ademi realizoi një takim edhe me Ministrin e Drejtësisë, Kulturës dhe Vetëqeverisjes Lokale, Oven Boniçi. Bisedimet mbuluan çështje nga fusha e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e drejtësisë, kulturës dhe vetëqeverisjes lokale. Mes të tjerash,  ata biseduan për shkëmbimin reciprok të përvojës evropiane, në fushat e përmendura.

Në të njëjtën kohë, dy bashkëbiseduesit dërguan një mesazh të fortë për mbështetjen e Republikës së Maqedonisë në procesin e integrimit, marrjen e datës për negociata  dhe anëtarësimin e vendit tonë në BE-në, duke shprehur mbështetje më të hapur dhe më intensive për këto procese. 

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: