Ministri z. Xhemail Çupi realizoi takim pune me përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë

Takimi me përfaqësues të Partisë Demokratike përgjegjës për bashkëpunimin në fushën e diasporës, deputeti z. Kreshnik Çollaku, nënkryetar i Nënkomisionit për Diasporën dhe anëtar i Komisionit të Politikës së Jashtme, së bashku me znj. Orjola Pampuri, zëdhënëse e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Në takim vëmendje e veçantë iu kushtua çështjeve nga diaspora, rëndësia e thellimit të koordinimit ndërinstitucional ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për diasporën pan-shqiptare. 
Z. Çollaku kushtoj vëmendje mbi rëndësinë që duhet të ketë diaspora në politikën e jashtme, jo vetëm nga dimensioni njerëzor, kulturor por dhe si fuqi strategjike në vendet ku janë prezente për të mirën e vendeve amë.
Ministri Çupi potencoi se është e rëndësishme të forcohet rrjeti “Pan-Shqiptar për Diasporën”, për të pasur një njohje konkrete të numrit aktual të diasporës shqiptare, nivelit të shoqatave që janë aktive, por edhe rëndësisë strategjike që ato mbartin në vendet ku janë të pranishëm.
Bashkërisht u dakorduan që të mbahet një tryezë e rrumbullakët gjithëpërfshirëse ndërinstitucionale ndërmjet vendeve tona në Ballkanin Perëndimor me qëllim që të ecim drejt nismave konkrete për diasporën pan-shqiptare për të lehtësuar integrimin në BE.

Albanian