Ministri z. Xhemail Çupi në vizitë pune në Republikën e Italisë realizoi takim me zv. Drejtorin e përgjishëm të Drejtorisë për diasporë dhe për politikat e migracionit

Vizitа e punës në Republikën e Italisë, filloi me takimin që u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë në Romë, me zv. Drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë për diasporë dhe për politikat e migracionit, z. Roberto Martini. 

Në takim u theksua rëndësia e përfshirjes aktive në fusha të ndryshme të jetës shoqërore të diasporës sonë në Itali, e cila sipas të dhënave tregon një numër që nuk është për t'u neglizhuar, pra mbi 63 mijë. Në këtë kontekst ministri Dr. Xhemail Çupi potencoi lehtësimin e marrjes së vizave të punës për qytetarët tanë, ku nga të pranishmit hasi në mirëkuptim dhe vullnet të mirë. Gjithashtu ministri Çupi theksoi nevojën që sa më parë të ketë një marrëveshje bilaterale për sigurimet sociale si rezultat i rrethanave të reja dhe në frymën e thellimit të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve tona dhe në të mirë të diasporës sonë. Propozimet dhe sugjerimet e këtij takimi u mirëpritën me dëshirë për bashkëpunim më të thellë, me shpresë për ndryshime pozitive.

Albanian