KOMUNIKATË PËR MEDIAT
Shkup, 28 mars 2018
Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, për Marrëdhëniet me Diasporën Edmond Ademi, sot realizoi takim me Gorazd Bartol, shef i Zyrës për lidhje të NATO-s në Republikën e Maqedonisë.
Në takimin, ministri Ademi e informoi bashkëbiseduesin e tij në mënyrë të gjerë për aktivitetet rreth Strategjisë Kombëtare për bashkëpunim me Diasporën dhe Planit Aksional të cilët shumë shpejtë duhet të miratohen nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe të implementohen në institucionet në vitet e ardhshme.
Theksohet se në këtë periudhë të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë, diaspora mund të paraqet një segment inkluziv dhe të ketë një rol pozitiv në integrimet euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë.
Gorazd Bartol potencoi se përpjekjet e Qeverisë dhe të gjithë ministrave janë të rëndësishme për përgatitjen e vendit për pranim në NATO. Z. Bartol gjithashtu e theksoi punën e rëndësishme të ministrit Ademi, të cilin e konsideron si një mbështetës të fuqishëm për anëtarësimi në NATO të Republikës së Maqedonisë.
Ndër të tjera, u diskutua edhe për çështje të tjera aktuale politike në vendin tonë, rajonin dhe më gjerë.