Ministri Çupi, në Venecia morri pjesë në forum biznesi të Odës Ekonomike italo-maqedonase API NORDEST

Në kuadër të vizitës së punës në Itali, ministri Çupi së bashku me përfaqësues të Odave Ekonomike nga Maqedonia e Veriut, si dhe me kryetarët e disa nga komunave morën pjesë në Forumin e Biznesit në Venecia.

Nikoqir i këtij Forumi ishte Oda Ekonomike Italo-Maqedonase API NORDEST, e cila u promovua para komunitetit italian të biznesit dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor në Republikën Italiane si asociacion i parë i këtij lloji.

Kryetar i Odës Ekonomike API NORDEST është Munir Shemshi, biznesmen nga Italia, me origjinë nga vendi ynë, përkatësisht nga Qendra Zhupë, i cili drejton shoqatën e sipërmarrësve dhe profesionistëve nga të dy vendet me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit të ndërsjellë ekonomiko-tregtar.

Dy kryefjalët e ministrit në këto forum ekonomik ishin si më poshtë: 
Të integrohemi por të mos asimilohemi; 
Të mendojmë globalisht por të veprojmë lokalisht.

Albanian