Ministri Çupi, në Venecia morri pjesë në forum biznesi të Odës Ekonomike italo-maqedonase API NORDEST
Në kuadër të vizitës së punës në Itali, ministri Çupi së bashku me përfaqësues të Odave Ekonomike nga Maqedonia e Veriut, si dhe me kryetarët e disa nga komunave morën pjesë në Forumin e Biznesit në Venecia.
Nikoqir i këtij Forumi ishte Oda Ekonomike Italo-Maqedonase API NORDEST, e cila u promovua para komunitetit italian të biznesit dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor në Republikën Italiane si asociacion i parë i këtij lloji.
Kryetar i Odës Ekonomike API NORDEST është Munir Shemshi, biznesmen nga Italia, me origjinë nga vendi ynë, përkatësisht nga Qendra Zhupë, i cili drejton shoqatën e sipërmarrësve dhe profesionistëve nga të dy vendet me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit të ndërsjellë ekonomiko-tregtar.
Dy kryefjalët e ministrit në këto forum ekonomik ishin si më poshtë:
Të integrohemi por të mos asimilohemi;
Të mendojmë globalisht por të veprojmë lokalisht.