Ministri Çupi, priti në takim pune znj. Laura Lungarotti, kordinatore nën-rajonale për Ballkanin Perëndimor dhe znj. Sonja B. Petrushevska përfaqësuese për RMV
Ministri Çupi, ishte nikoqir i këtij takimi me znj. Laura Lungarotti, kordinatore nën-rajonale për Ballkanin Perëndimor dhe Kryetare e Misionit të IOM-it në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe me znj. Sonja Bozinovska Petrushevska, përfaqësuese e zyrës së IOM-it në RMV.
Gjatë bisedës në takim ministri Çupi theksoi nevojën e hartëzimit të diasporës, gjegjësisht diasporës shkencore, biznes diasporës dhe atë të organizatave dhe shoqatave tona në diasporë. Gjithashtu informoi për projektin e radhës “Qendra për Diasporë”, dhe kërkoi që të përfshihen në këtë projekt të rëndësishëm.
Znj. Lungarotti ndau nismat e shumta për forcimin e lidhjeve me diasporën dhe ndau përvojat pozitive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke shpresuar që këto nisma të zbatohen në Maqedoninë e Veriut.
Znj. Bozinovska Petrushevska, nga ana tjetër, shprehu dëshirën për bashkëpunim më të thellë me Kabinetin për Diasporë në mënyrë që të fuqizohen kapacitetet e institucioneve për angazhimin e diasporës.
Si përfundim bashkëbiseduesit u pajtuam që të kenë trajnime të përbashkëta në projektin “Qendra për Diasporë në nivel lokal”, si dhe do të angazhohen ekspertët nga IOM-i me njohuri dhe shkathtësi për migracionin.