Drejtoria Doganore i përgjigjet kërkesës për hapjen e korsive të posaçme në pikat kuriftare

Në maj të këtij viti, Kabineti ministrit të angazhuar për diasporë, dorëzoi një shkresë deri te Drejtoria Doganore me propozim për lehtësimin e disa shërbimeve për diasporën tonë. Nga drejtoria është kërkuar për hapjen e korsieve të posaçme në pikat kufitare për mërgimtarët e vendit tonë, veçanërisht gjatë pushimeve verore ku realisht ka për nevojë më të madhe për t'i ndihmuar ata dhe për të shmangur pritjet e tepërta. Fatkeqësisht, me gjithë përpjekjet e kabinetit, deri më tani nuk kanë mundur të marrin përgjigje pozitive dhe të sjellin ndryshime, gjegjësisht lehtësim të rrethanave për diasporën gjatë hyrjeve në vendin amë.

Megjithatë nga kabineti do të vazhdojnë përpjekjet për lehtësime të diasporës, por me një shpresë në një të ardhme të afërt do të gjendet një zgjidhje e pranueshme që nuk do të binte ndesh me kuadrin ligjor në lidhje me zbatim të barabartë të hyrjeve-daljeve në pikat kufitare për të gjithë personat.

Albanian