Ministri Çupi priti në takim kryetarin dhe përfaqësuesit e Unionit të qendrave islame në Gjermani

Në këto ditë kur mërgata jonë po qëndron në vendlindje ministri Çupi realizoi takim me z. Mensur Halilin Kryetar i Unionit të qendrave islame në Gjermani(Unioni i qendrave Islame Shqiptare në Gjermani), Rexhep Sulejmanin nënkryetar, profesor Amir Xheladinin, anëtar i degës së unionit në provincën e NRW-së si dhe me Musa Feratin anëtar i degës së unionit në provincën e NRW-së.
Takimi me përfaqësuesit e unionit ishte i këndshëm ku biseduan për temat aktuale që e tangojnë mërgatën tonë në Gjermani.
Gjithashtu ministri Çupi e informoi për punën dhe aktivitetet që Kabineti për Diasporë i ndërmerr në drejtim të përmirësimit të çështjeve dhe zgjidhjen e problemeve në të cilat has mërgata jonë gjatë qëndrimit në vendlindje.

Albanian