Ministri Çupi priti në takim ambasadorin e Republikës së Francës, z. Siril Baumgartner
Ministri Dr. Xhemail Çupi priti në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Veriut, z. Siril Baumgartner.
Ministri Çupi fillimisht ambasadorit i uroi mirëseardhje dhe suksese në kryerjen e misionit të tij diplomatik. Në këtë takim biseduan për raportet korrekte mes shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Francës, gjithashtu ministri Çupi falënderoi për kontributin e vazhdueshëm që Republika e Fancës i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në avancimin e proceseve eurointegruese, me theks të veçantë të ngjarjeve të fundit në vend me propozimin frances për hapjen e negociatave me BE.
Gjatë këtij takimi shumë të frytshëm dhe përmbajtësor, ministri Çupi i shpalosi projektet e veta ku dhe shkëmbyen ide përsa i përket fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm për projekte në fusha të ndryshme ku përfshihet diaspora.