Fjala hyrëse e Ministrit Ademi në temën "Shoqëria Civile - urë për bashkëpunim me diasporën" në tribunë publike

13 prill 2018

Tribuna Publike e organizuar nga: Qendra për përkrahje informative dhe logjistike të qytetarëve ,, KONTAKTI I RI   - Maqedoni

Projekt: ,, Shoqëria civile – urë për bashkëpunim me diasporën

 

Të nderuar të pranishëm, 

Para se gjithash, do të doja të falënderoj për ftesën nga ana e profesorit Dr. Zllatko Nikolloski, si kryetar i Qendrës për përkrahje informative dhe logjistike të qytetarëve ,,KONTAKTI I RI“   - Maqedoni, për të marr pjesë dhe për të pasur fjalën hyrëse në këtë ngjarje. 

Përshëndes realizimin e projektit  ,, Shoqëria civile – urë për bashkëpunim me diasporën dhe theksoj për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet sektorit civil dhe organizatave jashtë Republikës së Maqedonisë. Konsideroj se sektori civil ka një rol të rëndësishëm në proceset demokratike në shtetin tonë. Për një shtet që të ecë përpara, është i nevojshëm një sektor civil i fuqishëm. Organizatat jo qeveritare duhet të vazhdojnë në mënyrë aktive të veprojnë në sfera të ndryshme, të përforcojnë kapacitetet e tyre dhe të imponojnë zgjidhje për probleme të caktuara që janë të dobishme për shtetin, por edhe për qytetarët. Në lidhje me diasporën, e përshëndes punën e Qendrës për përkrahje informative dhe logjistike të qytetarëve ,,KONTAKTI I RI“  dhe jap përkrahje të fuqishme në realizimi të gjitha aktiviteteve të ardhshme që lidhen me diasporën. Apeloj edhe deri te organizatat të tjera civile, që në mënyrë fuqishme të drejtojnë vëmendjen e tyre drejt diasporës, si një pjesë e pandashme e këtij shteti.

Nga ana tjetër, kjo Qeveri, përmes emërimit të një ministri për diasporë, tregoi se ka synon të ngrejë çështjen e diasporës në një nivel më të lartë  institucional. Unë do të marr të drejtën të potencoj disa pika kyçe të punës sime gjatë muajve të fundit.

Me emërimin si Ministër për Marrëdhëniet me Diasporën, kam realizuar komunikim me një numër të madh organizatash të diasporës. Disa prej tyre treguan vetë-iniciativë për dhënien e ideve, propozimeve dhe masave për diasporën, dhe me disa prej tyre kam realizuar takime gjatë udhëtimeve të mia jashtë Republikës së Maqedonisë. Kam vendosur një parim të hapjes dhe mundësisë për bashkëpunim me të gjithë individët dhe organizatat që kanë interes real në Republikën e Maqedonisë dhe në diasporën, si dhe sipas këtij parimi do të punoj gjatë tërë mandatit tim.

Një nga gjërat e para që kam vënë re është  mungesa e strategjisë për bashkëpunim me diasporën.  Pikërisht për këtë qëllim, në seancën e 24-të të Qeverisë, të mbajtur më 22.08.2017, Qeveria e Republikës së Maqedonisë e miratoi Informacionin për nevojën e miratimit të Strategjisë Kombëtare për bashkëpunim me Diasporën dhe Hartimi i konkluzioneve. Me këtë, praktikisht u formua një Grup punues për hartim të Strategjisë Kombëtare.

Sa  i përket të njëjtës, shkurtimisht dua të them se ajo bazohet mbi katër shtylla kryesore:

A.      ASPEKTE POLITIKE DHE ADMINISTRATIVE – domethënë, përcaktim i të drejtave dhe obligimeve në kontekst politik të diasporës, si dhe një qasje sistematike për zgjidhjen e problemeve administrative me të cilat ballafaqohet diaspora

B.      DIASPORA DHE ZHVILLIMI EKONOMIK – përkatësisht, krijimi i bashkëpunimit ekonomik me diasporën

C.      ARSIMI, SHKENCA DHE TË RINJTË -  që do të thotë vendosja e bashkëpunimit në aspektin e masave arsimore/edukative dhe politikave rinore  me diasporën

D.      MARRËDHËNIE KULTURORE, IDENTITET KULTUROR DHE TRASHËGIMIA KULTURORE – domethënë, thellimi i bashkëpunimit kulturor me diasporën

Duhet patjetër të potencoj se disa muaj në mënyrë intensive punohet për zhvillim të përmbajtjes së Strategjisë Kombëtare dhe është prioritet të hyje në procedura të miratimit nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në qershor.

Gjatë gjithë këtij procesi bëjmë përpjekje për ti kyç edhe organizatat nga diaspora. Draft- struktura e Strategjisë Kombëtare u dërgua për mendim deri te gjitha organizata nga diaspora, përmes Agjencionit për Migracion të Republikës së Maqedonisë. Të gjitha mendime të argumentuara nga ana e organizatave janë të përfshira në përmbajtjen e Strategjisë.

Përveç kësaj, gjatë muajve të fundit kam realizuar disa vizita dhe kam pasur takime me organizata nga vendet fqinje,  ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Kroaci, Zvicër, Maltë, Slloveni, Bosnjë dhe Hercegovina. Në këto takime kisha mundësi të marr informata për problemet kryesore me të cilat diaspora  ballafaqohet dhe ato janë një kontribut shumë i rëndësishëm për ndërtimin e Strategjisë Kombëtare.

Me qëllim për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve administrative, gjatë vizitës së Republikës së Maqedonisë nga ana e diasporës, vendosëm të fillojmë me  një pilot projekt ,, Zyra për diasporën". Momentalisht, në procedurë është hapja e një zyre në Komunën e Shtipit  dhe gjatë këtij viti ne synojmë të zgjerojmë këtë pilot projekt në disa komuna të tjera. Këto zyra do të luajnë një rol të rëndësishëm në përforcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit të diasporës me shtetin dhe komunat.

Punuam edhe për përmirësim të klimës ekonomike për investitorët e mundshëm nga diaspora. Deri më tani, investimet prej diasporës  nuk ekzistuan si një kategori e veçantë, por siç është e përcaktuar në Propozim-ligjin e ri për mbështetje financiare të investimeve, për herë të parë, përkrahje financiare do të marrin edhe investitorët prej diasporës. Në këtë moment, Propozim – ligji është i dorëzuar deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Në fund të fjalës sime, dua të informoj publikun se në funksion është një web faqe e re, www.diaspora.gov.mk ku do të publikohen të gjitha aktivitete, ngjarje, masa që unë dhe kabineti aktualisht po i realizojmë dhe janë në interes për diasporën.

 

Video nga fjala hyrëse të Ministrit Ademi

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: