Diaspora maqedonase - Një segment i rëndësishëm i shoqërisë suedeze

20 prill 2018

Sot në Geteborg, Ministri për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi u takua me Kryetaren e Këshillit Bashkiak të Geteborgut, znj. Lena Malm.

Në takim, Ministri Ademi e njoftoi znj. Malm me aktivitetet e tij në dhjetë muajt e fundit, duke theksuar përkushtimin në lidhjen institucionale të diasporës me shtetin.

Gjithashtu, Ministri Ademi theksoi se diaspora ka një pjesë të konsiderueshme në aktivitetet ekonomike në vend dhe për këtë arsye, Qeveria e Republikës së Maqedonisë po punon në Strategjinë Kombëtare për Bashkëpunimin me Diasporën, e cila përveç bashkëpunimit ekonomik, thekson nevojën për bashkëpunim politik, kulturor dhe arsimor.

Znj. Malm shprehu mirënjohjen për vizitën dhe theksoi faktin se qytetarët e Republikës së Maqedonisë që jetojnë dhe punojnë në Geteborg janë një pjesë e rëndësishme e shoqërisë suedeze, duke theksuar integrimin e tyre në të gjitha proceset në Suedi.

Në fund të takimit të sotëm, u konstatua se diaspora është një urë që lidh dy vende miqësore dhe se ajo luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në disa fusha me interes të ndërsjellë.

 

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: