Ministri Çupi në qytetin e Frauenfeld takoi familjen filantropike Tahiri me prejardhje nga Komuna e Vrapçishtit

Në qytetin e Frauenfeld ministri Çupi realizoi një drekë pune me familjen dhe shoqërinë e biznesmenit dhe filantropin e suksesshëm në Zvicër me prejardhje nga fshati Dobridol i Komunës së Vrapçishtit, z. Ziajdin Tahiri. 

Gjatë bisedës z. Tahiri shprehu gatishmërinë për të investuar në vendin tonë në energjitë e rinovueshme-fotovoltaike dhe prodhimin e energjisë elektrike me partner zvicerian si dhe në ndërtimin e garazheve shumëkatëshe, projekt ky që veçse është në proces në qytetin e Gostivarit. 
Vlenë të përmendët se familja e z. Tahirit kontribon në vendlindje ku dhe është mbështetës i parezervë i klubit futbolistik “Besa” në Dobridol.

Albanian